AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kristi Pinderi tallet me paketën ‘Anti Shpifje’: Jam dëshmitar sesi në pallatin e Sadri Abazit janë marrë zarfe me lekë dhe janë dërguar…

Aktivisti i njohur Kristi Pinderi në një shkrim në rrjetet sociale, ka analizuar paketën “Anti-shpifje”, një ligj të cilin deputetët e maxhorancës do ta dërgojnë për ta votuar në Kuvend, paketë e cila është kundërshtuar si nga gazetarët brenda vendit, ashtu edhe nga organizata ndërkombëtare.

Pinderi ka zbuluar disa raste kur ka qenë vetë dëshmitar i ngjarjeve dhe fakteve sesi socialistët kanë kërkuar gjithmonë të kenë ndikim tek mediat, duke paguar me para në dorë gazetarët.

“Ne momentin kur nje gazetar eshte deshmitar ne nje ngjarje, a eshte deshmia e tij nje fakt, apo duhet shoqeruar edhe me prova dytesore per tu pranuar si e vertete? Psh, une kam qene deshmitar gjate 2009 kur njerez te PS shkonin ne menyre periodike ne pallatin e Sadri Abazit per te marre zarfet e lekeve qe perdoreshin ne fushate, leke qe nuk qarkullonin me banke e as regjistroheshin sipas ligjit si kontribute ne parti, por thjesht qarkullonin dorazi (e une e di se kam qene vete qe kam marre zarfin nga pallati i Sadriut te Treni e i kam cuar ne zyren e PS). Ne rast te tille pra, me duhet edhe mandati i arketimit per te vertetuar kete paligjshmeri?

Une kam qene ne levizjen Mjaft, drejtor i komunikimit kur pasi fituam nje fond te NED per krijimin e nje radioje, brenda javes ministrja qe sot drejton ministrine e transporteve na kerkoi permes Fuges, 40 mije dollaret e projektit per te bere nje emision ne top albania radio. Kjo nuk ka asgje te paligjshme, por tregon menyren si Mjafti i lalit dhe i te tjereve atje kishin ndertuar marredheniet e tyre me median dhe me gazetaret, nje forme korruptive kjo per ti patur nen kontroll. A me duhet ndonje dokument per kete?

Me duhet mandat arketimi per te vertetuar rastet kur lali merrte ne tel Gimin e Ksamilit per ti marre 17 milione leke per te paguar kostot mujore te gazetes Mapo qe sherbente per opoziten e atehershme si nje mjet i fuqishem i formesimit te opinionit publik?

Te marr mandat arketimi per dicka qe e kam degjuar me veshet e mi ne makine? Mandat arketimi per te vertetuar si njerez te medias paguheshin nje milion lek per nje faqe shkrim, jo se shkruanin gjera te papara (shoesh perkthenin nga The Economist dhe u vinin emrin e tyre), por sepse me ato lek blihej fjala dhe influenca e tyre, blihej autoriteti i tyre ne publik: jane te njejtet gazetare qe sot mbrojne lalin. Dmth lali i paguante dikur, tani e paguajne mbrapsht ata per te mbrojtur lalin.

Dmth, sipas konceptit te shpifjes publike, gazetari qe eshte deshmitar okular duhet te deshmoje per cfare ka pare e degjuar, apo duhet te kete dhe ndonje mandat arketimi qe te mos konsiderohet si “shpifes”?”- shkruan Pinderi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *