Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kristaq Kume zbërthen ligjin: KQZ duhet të shkarkojë Agim Kajmakun, ja kush e drejton më pas Bashkinë

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume në një komunikim telefonik me Fax Neës ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, i cili ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Kumes, KQZ duhet të vendosë për shkarkimin e Kajmakut, dhe deri në zgjedhjet e reja në Bashkinë e Vorës, pushteti qendror do të drejtohet nga ana e nënkryetarit të Bashkisë.

“KQZ vihet në lëvizje nga ajo që i ka komunikuar prokuroria, në rastin konkret Kqz do ti ndërpresë mandatin të zgjedhurit në Vorë. Presidenti duhet të shpallë më tej dekretimin e datës së re të zgjedhjeve. Detyra duhet ti ngarkohet një prej nëkryetarëve të Bashkisë së Vorës, është i njëjti rast si i Shukri Xhelili në Dibër”, u shpreh Kume.

Ndërkohë që lidhur me mundësinë që presidenti të mos dekretojë një datë të re zgjedhjesh si në Shkodër, Kume u tha se do të duhet që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Në rast se presidenti nuk shprehet për këtë situatë, Bashkia do të drejtohet nga nënkryetari, sa kohë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 Qershorit”. 

“Nuk ka ngjashmëri me rastin e Valdrin Pjetrin, pasi ai nuk u betua dhe nuk e ka marrë mandatin. Sa kohë që Pjetri nuk u betua, detyrën duhet ta kryejë Voltana Ademi”, tha më tej Kume.

Ndërkohë që mbi mundësinë që Kajmaku të rimarrë mandatin e tij, Kume tha se shanset që kjo të ndodhë janë të pakta.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *