Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ngërçi” midis partive politike për KQZ-në, Kume: Opozita jashtë parlamentare duhet të bëhet pjesë e vendimarrjes për zgjedhjen e anëtarëve

Ish kryetari i Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me përplasjet e fundit ndërmjet opozitë jashtë parlamentare dhe mazhorancës për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

Kume tha se midis dy palëve politike duhet të gjendet një zgjidhje që t’i japë mundësi reale edhe opozitës jashtë parlamentare që të bëhet pjesë vendimarrjes në zgjedhjen e njerëzve që do të shkojnë pastaj në Kuvendin e Shqipërisë për t’u votuar dhe për të marrë detyrën e komisionierit.

“Këshilli Politik është duke diskutuar dhe duke pasur parasysh dhe se për çfarë është diskutuar gjatë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis partive politike. Është pas nënshkrimit të dokumentit të dakordësisë midis palëve. Kjo do të thotë se procesi nuk ka ngrirë. Kurse në mbledhje e kaluar objekti kryesor i saj ishte trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore me KQZ.

Opozita jashtë parlamentare vuri në Këshillin e Politikave për procedurat që duhet ndjekur për formimin e këtij institucioni, procedura të cilat sipas këtij propozimi duhet që të realizohen nëpërmjet një komisioni ad-hoc dhe nën mbikqyrjen e  Avokatit të Popullit. Një mënyrë e tillë është përdorur për sistemin e Drejtësisë, edhe për zgjedhjen e anëtarëve të një institucioni të caktuar. Mazhoranca nuk e pranoi, sepse në vlerësimin e saj i gjithë ky problem duhet të trajtohet në Kuvendin e Shqipërisë. Duhet të jetë ky institucion që do të zgjedhë se kush do të jenë anëtarët e KQZ në tre sturkturat që parashikohen. Opozita në variantin e saj kërkon që mandatet e KQZ mos të jenë ato që kërkon mazhoranca, por të jenë njësoj siç janë sot.

Përfaqësuesit e opozitës kanë rezerva për mënyrën sesi do të procedohet për të zgjedhur njerëzit që do të shkojnë atje. Opozita është e shqetësuar për mënyrën sesi do të zgjidhen. Formula janë të dy palët dakord. Se kjo që është prezantuar janë të dakordësuar. Për zgjedhjen e anëtarëve ndahen nga njëra-tjetra për mandatet dhe zgjatjen e mandateve. Duhet të gjendet një zgjidhje që t’i japë mundësi reale edhe opozitës jashtë parlamentare që të bëhet pjesë vendimarrjes në zgjedhjen e njerëzve që do të shkojnë pastaj në Kuvendin e Shqipërisë për tu votuar dhe për të marrë detyrën e komisoneri.”- tha Kume.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *