Deputetja e partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur mbi marrëdhënien mes partisë së Lirisë dhe partisë Demokratike, në prag të zgjedhjeve lokale.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se marrëdhëniet mes dy partive ishin normale dhe se secila forcë kishte agjendën e vetë.
Ndërsa sa i takon pyetjes për zgjedhjet lokale, Kryemadhi i qëndroi deklaratës së Metës se të dyja forcat opozitare duhet të dilnin me një kandidat të përbashkët.
Kryemadhi: Atë që unë shikoj dhe ndjej mendoj se marrëdhëniet janë normale dhe të mira. Secila parti ka axhendën e saj. Mendoj se marrëdhënia mes dy partive ka të bëjë me zgjedhjet lokale, sepse ajo është sfida e përbashkët.
Mendoj se opozita nëse nuk është e kapur nga shteti mafioz i Edi Ramës duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Ne si PL jemi të fokusuar tek këshillat bashkiakë. Çdo vonese i shërben Ramës. Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë.
Zgjedhjet e25 prillit dëmtuan një opozitë të vërtetë. Tashmë është momenti për ta unifikuar qëndrimin. A do të jenë me primare apo pa primare, nuk ka rëndësi. Për mua duhet të jetë një kandidat i vetëm përballë kandidat të rilindjes. Çdo minutë që ne vonohemi i shërben autokracisë së Edi Ramës.