Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Krisje e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Maqedonisë? Moska shpall ‘non grata’ diplomatin maqedonas, reagon ‘ashpër’ Shkupi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka shpallur “person të padëshirueshëm” një diplomat që punon në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Në një deklaratë me shkrim, ministria ruse rikujton se Maqedonia e Veriut muajin e kaluar shpalli “person të padëshirueshëm” një diplomat rus.

Më tej, thuhet se ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska-Dimovska, u thirr në ministri dhe se “ambasadores iu dorëzua notë proteste lidhur me shpalljen ‘person të padëshirueshëm’ të një punonjësi në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë”. Masa në fjalë, thekson ministria, është marrë kundër vendimit “pa arsye” të palës së Maqedonisë së Veriut për të dëbuar diplomatin rus.

Sakaq Shkupi ka reaguar pas vendimit të Rusisë për shpalljen “person të padëshiruar” të një diplomati maqedonas të punësuar në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, lëvizja e palës ruse është një vendim politik i bazuar në parimin e hakmarrjes politike dhe se kjo do të ndikojë negativisht në intensitetin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Ministria informoi se ushtruesja e detyrës ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska-Dimovska, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe “iu dorëzua notë për shpalljen ‘person të padëshiruar’ diplomatin tonë, atashe të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë”.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje për këtë lëvizje të pabazuar nga pala ruse, që është një vendim politik i bazuar vetëm në parimin e hakmarrjes politike dhe që do të ndikojë negativisht në intensitetin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.