AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Kris arma pas mesnate, 4 të plagosur në hyrjen e klubit në kryeqytet (Video)

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të klubit të natës “Duplex”, i cili ndodhet në qendër të Prishtinës.

Mediat kosovare kanë publikuar dhe video të sherrit, ku shihen disa persona të cilët përfshihen fillimisht në përleshje fizike.

Brenda disa sekondave dëgjohen të krisura armësh, të cilat krijojnë panik tek qytetarët e pranishëm. Aty shihen edhe sigurimi i klubit teksa ikën dhe dikush që shanë.

Më pas përleshja eskalon në gjuajtje të një pas njëshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila thotë se nga ngjarja janë lënduar katër persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi, zëdhënësi i policisë.

Policia ka konfiskuar dhe tre armë që dyshohet se janë përdorur në përplasje, ndërsa hetuesit policorë po merren me dëshmitë e personave që kanë qenë në vendngjarje.

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *