AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Krimi makabër, rrëfehet nusja që vrau vjehrrën: Gjatë përleshjes i vura shall, dhe më pas…

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e zbardhur për një krim të kryer para një viti, kur nusja helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj në Tiranë. Ngjarja u raportua si një vdekje për shkak të infraktit.

Pas hetimit 10 mujor, Prokuroria ka siguruar një video nga hoxha i zones, në të cilën shihej 21-vjeccarja duke u rrëfyer.

“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi gjasme për t’u pajtuar. Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej, aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte në fund.

E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni, dhe gjatë përleshjes i vura shall dhe më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut për ta mbytur,” mësohet t’i ketë thënë Marjana Çmeta Hoxhës gjatë 27 minutave rrëfim të regjistruar nga Hoxha që i ka shërbyer prokurorisë për ngjarjen dhe arrestimin e 21-vjeçares.

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeccaren Marjana Cmeta. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

(E.K/FAXWEB)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *