Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë pretencën në gjyqin ndaj tre ish Gjyqtatëve të Apëlit Durrës, të akuzuar për “korrupsion”.
Sipas prokurorisë ata udhëtuar drejt Spanjës për te ndjekur “El Classicon”, udhëtim i sponsorizuar nga një person të cilin e kishin palë në një gjykim, konkretisht biznesmeni Namik Sadikaj.
Prokuroria ka kërkuar për:
Kliton Spahiu 3 vjet 6 muaj burg
Petraq Dhimitri 3 vjet burg
Petrit Ceno 3 vjet burg
Për të tre ulet një e treta e dënimit në rast se pranohet nga gjykata për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të tre dënimi plotësues: 3 vjet te mos ushtrojnë funksione publike.
Biznesmeni Namik Sadik sipas prokurorisë duhet të dënohet me 2 vjet burg.
(E.K/Faxweb.al)