Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Krimet e rënda dhe Policia e Shtetit në aksion, kontrolle kontenierëve me banane nga Ekuadori

Përfaqësues të Krimeve të rënda, agjentë doganorë dhe efketivë të Policisë së Shteti po kryejnë një aksion në portin e Durrësit, ndërsa po kontrollojnë një kontenier me banane të mberritur nga Ekuadori.

Burimet thonë se problemet në pumbosje kanë çuar në dyshime se kontenieri me banane është prekur pas ngarkimit, çka ka detyruar autoritetet të urdhërojnë kontrollin e plotë të ngarkesës.

Nga autoritetet e Portit të Durrësit nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë aksion.

Ky port është shndërruar në një nga më problematikët në rajon, pasi jo në pak raste ka qenë ‘urë lidhëse’ e transportit të drogave të forta nga Amerika Latine drejt Evropës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close