Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Krim i rëndë në Beograd, serbët vrasin amerikanin në tentativë për t’i marrë 21 euro

Me urdhër të Prokurorisë së Beogradit, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme, të Republikës së Serbisë, tre persona janë arrestuar me dyshimin e kryerjes së veprës penale “vrasja e rëndë”.

Mediat serbe shkruajnë se amerikani është vrarë në përpjekje për t’i marrë paratë që ai kishte me vete, që ishin vetëm 21 euro ose 2500 dinarë.

Viktiima, shtetas amerikan 54 vjeç ka qenë në kryeqytetin serb që nga dhjetori. Identiteti dhe informacione të tjera rreth tij ende nuk janë bërë të ditura.

Të tre të arrestuarit. V. (57), RB (35) dhe MJ (38) janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe marrjen e jetës së një shtetasi amerikan.

Me vendim të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, të dyshuarit u ndaluan deri në 48 orë dhe ata do të merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.