17:56 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Krim Elektoral”, përballja e Luçiano Boçit me Bashkinë e Elbasanit

21:25 | 18/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Krim Elektoral”, përballja e Luçiano Boçit me Bashkinë e Elbasanit

Luçiano Boçi ka ndarë sot me publikun një video në të cilën tregohen disa qytetarë duke marrë ndihma ekonomike. Ai akuzoi Bashkinë e Elbasanit për blerje votash nëpërmjet kësaj skeme. Fill pas kësaj ka reaguar Bashkia e Elbasanit duke e quajtur një shitje këtë postim për të dëmtuar imazhin e Bashkisë dhe që Boçi të përfitojë për interesin e tij personal në zgjedhjet e 14 majit shkruan Bashkia.

Nuk ka zgjatur dhe Boçi i është përgjigjur sërish Bashkisë. Në postim shkruhet se reagimi i Bashkisë është absurd dhe se kjo e fundit u ka marrë firmat qytetarëve për të votuar PS-në në zgjedhjet e 14 majit. Kandidati për kryetar bashkie e cilëson këtë që po ndodh si një krim elektoral dhe fton institucionet të reagojnë menjëherë.

Luçiano Boçi: Reagimi absurd i bashkisë së Elbasanit ndaj denoncimit për blerje votash përmes një shoqate ndihmash provon jo vetëm krimin zgjedhor të partisë socialiste. Ajo dëshmon dështimin e plotë të qeverisjes së tyre.

Një vërtetim i lëshuar nga Njësia Administrative Papër thotë se Familja në nevojë ekonomike, meqë nuk merr ndihmë ekonomike prej bashkisë, meriton të marrë ndihma humanitare.

Cila shoqatë në botë pranon certifikata shteti për të lexuar dorën e shtrirë për mëshirë?

Bashkia e Elbasanit u ka marrë të gjithë atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike firmën se do të votojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme. Ata kanë dorëzuar shpirtin, kartën e identitetit dhe dinjitetin, gjunjëzuar prej mjerimit dhe urisë.

Tani, përmes një shoqate – Bashkia e Elbasanit ka pafytyrësinë të blejë edhe shpirtrat e atyre që e di se e meritojnë ndihmën, por ajo nuk do t’I ndihmojë. Ata marrin një pako, nëse firmosin njëlloj si skllevërit e tjerë të ndihmës ekonomike.

Ky është TURP! Kjo është MIZORI!

Veprimi është KRIM ELEKTORAL ndërsa guximi për ta bërë është pafytyrësia më e hidhur e një rregjimi arrogant, ngritur mbi shpatullat e ngushta të një rrethi abuzuesish.

Çdo akt nga zyrat e bashkisë deri tek ndarja e kutive me ndihma është e dokumentuar me prova, për të cilat ekspertët ligjorë janë duke punuar për t’I dërguar brenda kësaj jave në SPAK. Dosja e abuzimit në institucionin e kalbur të bashkisë Elbasan, do të jetë shumë voluminoze me fakte dhe prova të tjera. Të gjitha janë dokumentuar.

Ftoj institucionet e drejtësisë te reagojnë sa më parë.

Deklaratë e Bashkisë Elbasan: Keqardhje për spekulimet e ulëta politike të lëshuara në publik nga shtetasi Luçiano Boçi ndaj institucionit të Bashkisë së Elbasanit.

Pamjet e shitura prej tij në rrjetet sociale e më pas në media si gjoja shpërndarje ndihmash nga Bashkia e Elbasanit në fakt janë as më pak e as më shumë se sa një aktivitet bamirësie i Shoqatës “Mirësi për Botën” të cilët si çdo vit shpërndajnë ndihma tek familjet në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

I vetmi ndryshim nga vitet e shkuara është se shtetasit Luçiano Boçi i janë errësuar sytë në ëndrrën e tij për të pushtuar Bashkinë e Elbasanit. Ëndërr për të cilën është gati të njollosë e bëjë pis çdo komunitet fetar, çdo organizatë joqeveritare, çdo institucion publik, çdo qytetar të  Elbasanit.

14 Maji do jetë dita kur Luçiano Boçi do të marrë përgjigjen e merituar si mëkëmbësi i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Bashkia e Elbasanit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në përkrahje dhe mbështetje të shtresave në nevojë. Bashkia e Elbasanit gjithashtu falenderon dhe i shpreh mirënjohje çdo organizatë bamirësie në përpjekjet e tyre të përvitshme, larg çdo ndikimi politik, për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë.

Pas

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia pritet të shtojë radhët e forcave të saj të armatosura

Para

Kombet e Bashkuara: Vazhdon marrëveshja për grurin për të ndihmuar vendet më të varfra

Para
Kombet e Bashkuara: Vazhdon marrëveshja për grurin për të ndihmuar vendet më të varfra

Kombet e Bashkuara: Vazhdon marrëveshja për grurin për të ndihmuar vendet më të varfra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Kryetari i PL Ilir Meta, takim me kryeministrin e kosovës Albin Kurti

Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Seanca gjyqësore e ditës së nesërme vendimtare! Ronaldo dhe Juventus, lojë për 20 mln euro

Trupat amerikane në Gjermani po trajnojnë ukrainasit për të shpëtuar njëri-tjetrin në fushën e betejës

VIDEO/ Aksidenti në Tiranë, shoferi humbi kontrollin dhe mori para dy mjete të tjera, dyshimet e para mbi ngjarjen

Si e shpreh dashurinë në një marrëdhënie çdo shenjë horoskopi

Kristjan Prenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në raundin e 3-të

Studenti japonez erdhi në diplomim i veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”, Kiara pas daljes nga “BBV”: Nuk do e harroj kurrë momentin e dasmës, do ta përjetoj njësoj sa herë ta shoh

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.