10:18 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krijohen zgavra të mëdha në përroin e Zaranikës në Elbasan: Banorët në alarm

14:33 | 25/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krijohen zgavra të mëdha në përroin e Zaranikës në Elbasan: Banorët në alarm

Nga Entela Duka, Fax News 

“Përroi i Zaranikës vijon të jetë shqetësim për qytetarët e Elbasanit, si në kohë më reshje, por edhe në kohë thatësire. Ndërhyrjet e fundit janë dëmtuar sërish, duke krijuar kështu zgavra të mëdha përgjatë këtij përroi. Një  shqetësim ky që ngrihet nga komuniteti i banorëve ku kalon ky përrua”.

Ndërhyrja e fundit në rehabilitimin e Përroit të Zaranikës ishte jo më larg sesa tetori i vitit 2020.  Investimi i pjesshëm i kushtoi rreth 180 milionë lekë  buxhetit të shtetit për rehabilitimin e 21 segmenteve të këtij përroi. Por dy vite e gjysëm nga ky investim argjiratura mbrojtëse prej blloqe betoni është dëmtuar sërish.

Në disa vende janë krijuar zgavra të mëdha të cilat kanë krijuar shqetësim dhe frikë te komuniteti pranë. Pandeli Tarusha ka banesën e tij shumë pranë njërës nga zgavrat e krijuara. Ai kërkon vëmendjen e organeve kompetente të ndërhyjnë pasi vecanërisht fëmijët janë të rriskuar pasi ndodh shpesh që gjatë rritjes së temperaturave ata freskohen në ujërat e përroit duke rrezikuar mbytjen.

Ndërsa i bashkohen shqetësimit për rrezikun që mbart përroi i Zaranikës në rast reshjesh , banorët gjykojnë se vetëm një investim serioz do ti jepte zgjidhje problemit, pasi kanë jo pak kritika për cilësinë  e punimeve që kryhen në Shqipëri.

Përroi i Zaranikës ka një shtrirje prej 5.1 km dhe dalja e tij nga shtrati, apo më keq akoma shkatërrimi i argjinaturës, përbën gjithmonë rrezik  për përmbytje. Vetëm një ndërhyrje totale në të gjithë gjatësinë e tij deri në derdhjen në lumin Shkumbin do të ishte zgjidhje përfundimtare e problemit.

Pas

Farsa me rritjen e pagave, Rama kërkoi ta shtynte, Felaj nxiton orarin e votimit. Presidenti dekreton ligjin pa e lexuar më parë

Para

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

Para
Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.