AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Krijimi i SPAK, Bardhi: Qeveria u përpoq ta pengonte, t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së të fortëve

Partia Demokratike përshëndeti pak minuta më parë krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, tha se krijimi i SPAK do të thotë se do të marrë fund pandëshkueshmëria e krimit dhe korrupsionit.

Krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur gjerësisht si SPAK, është mekanizmi i duhur kushtetues për të përmbushur një nga kërkesat kyçe të shqiptarëve dhe të partnerëve të huaj për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së të fortëve, promovuesve të tyre në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar”, deklaroi Gazment Bardhi.

Më tej, demokrati fajësoi qeverinë se u përpoq ta pengonte ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas Bardhit, PD është e rreshtuar krah reformës në drejtësi dhe ngritjes së organeve të reja që do t’i japin fund korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel zyrtarësh.

Megjithëse qeveria bëri gjithçka për ta vonuar ngritjen e SPAK-ut me 3 vjet, Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e tij dhe të Byrosë Kombëtare të hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture”, tha ai.

Gazment Bardhi kërkoi që puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të jetë profesionale, e paanshme, e vendosur dhe e mbështetur tek ligjet.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *