AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Braimllari: Ardian Dvorani nuk duhet të ishte në KED, 90 milionë të padeklaruara

Ish deputeti Endrit Braimllari i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli mbi ngërçin dhe përplasjen e presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Braimllari i dha të drejtë veprimeve të ndjekura nga presidenti Ilir Meta për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që tha se Edi Rama është i tmerruar për krijimin e një gjykatë të pavarur.

“Edi Rama nërpëmjet ushtarit të tij, kryetarit të KED-së, Ardian Dvoranit i cili nuk duhet të ishte aty, emëroi anëtaren e GJK. Dvorani ka kaluar vettingun me 90 milionë lekë të pa deklaruara.

Nga ana presidentit po kryen të gjitha aktet që të krijohet një Gjykatë Kushtetuese e pavarur. Pse kërkon Edi Rama ta shkatërrojë, sepse tmerri i vërtetë i Edi Ramës është një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, sepse do merren vendime me koncesionet që jep Edi Rama. Edi Rama nuk mund ta bllokojë dot Gjykatën Kushtetuese.

Për mua kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që janë Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë, të cilët kërkojnë që të shkatërrojnë një herë e mirë sistemin e drejtësisë në vend, sepse janë të tmerruar nga Gjykata e pavarur. Janë një grup që zatojnë porositë e dhëna nga Edi Rama. Këto të gjithë do të jenë në proces, sepse të gjithë kanë shkelur ligjin. Nuk mundet që t’ja falë njeri këtë që po i shkaktojnë vendit. Është e turpshme, po përdoren institucionet shtetërore për interes personal të Edi Ramës”.- u shpreh Braimllari.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *