Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me biznesin e vogël. Gjatë takimit Albert Nasto kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël u shpreh se në vitin 2014-2017 janë mbyllur 82 mijë biznese për shkak të rritjes së taksave.
Ndërkohë që sipas Nastos kryetarët Bashkive janë kthyer në makth dhe bejlerë të bizneseve. “Inpektorët e tatimeve kanë ndryshuar sjellje. Ne nuk jemi në gjendje të paguajmë TVSH-në, unë vazhdoj të jem kundër. Shkak i mbylljes së biznesve janë taksat, është rritur çmimi i enbergjisë, taksa e karburantit. Kontrollet kanë qenë joefektive dhe selektive. Nëse na e vërtetoni se nuk rriten, ne do të kërkojmë falje publike si Shoqatë. Për çështjen e të gënjyerit kemi qenë së bashku kur kemi bërë luftën kundër informalitetit. E gjobit personi tatimit biznesin sepse i thotë ju lutem prisni! Mirëmbajta e kasës fiskale është jashtëzakonisht e lartë. Të ulen tarifat e taksave në Bashki. Na besoni nuk e kemi me dëshirë të keqe, edhe ne jemi dakord që duhet të ngrihen grupe për të luftuar informalitetin.” Nasto gjithashtu është shprehur se qeverisja vendore ështe kthyer në makth për ta duke i konsideruar ata “bejlerë”.
(M.Q/Faxweb)