AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kreu i SHISH jep llogari te Siguria: Nga influencat ruse te raporti për policët e përfshirë në trafikun e drogës

Ka mbaruar mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku raportoi për 3 orë kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Burime të ‘’Fax News’’ raportojnë se Bendo u pyet për ekzistencën e një raporti sekret për 124 drejtues të lartë policie të inkrimuar në trafik drogë.

Mësohet se Bendo nuk mohoi e as pohoi ekzistencën e këtij raporti.

Po ashtu Bendo u pyet në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë për influencat ruse në Shqipëri.

Bendo mohon të ketë influenca të qarta ruse, por ka tendenca të tilla në vendin tonë.

Po ashtu kreu i SHISH u pyet në lidhje politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogërat e tjera.

Bendo nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë por thotë se sfida me narkotikët është prioritet

Deputetët mësohet të jenë shprehur se Bendo ka dhënë përgjigje prej “delfini” ndaj pyetjet u përsëritën dhe mbledhja u zgjat.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *