Drejtori i Inspektoriatit Shëndetësor në Gjirokastër, Edi Sinojmeri, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë rrezikun e infektimit nga Covid-19 pasi virusi është ende prezent dhe mjaft aktiv. Sinojmeri kërkon që ndërgjegjësimi të jetë qytetar i vetëdijshëm dhe jo i nxitur nga presioni i ISHP dhe policisë së shtetit.
Pavarësisht apelit të kreut të ISHP kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës shfaqet në prani të shumë personave në një kafe të qytetit. Mesa duket ndërgjegjësimi qytetar i kryebashkiakut për të respektuar masat dhe evituar grumbullimet nuk po e shtyn atë të zbatojë rregullat. Kur mungon ndërgjegjësimi i vetëdijshëm qytetar atëherë kreu i ISHP na këshillon të veprojnë masat ligjore. Por në rastin e kryebashkiakut të Gjirokastrës mungojnë të dyja.
Postimi i krut të ISHP: Rreziku është midis nesh,rreziku e kemi të gjithë bashkë…Ne nuk mund tja dalim të vetëm pa sensibilizimin Tuaj! Nuk po ju kërkojmë asgjë,përveç se të merni masa për të mbrojtur veten familjarët edhe qytetarët e këtij qarku.
Nuk e dimë edhe nuk e kuptojmë dot se cfarë paska këtu për të mos e kuptuar,sensibilizuar edhe ndërgjegjësuar?! Pse duhet që Inspektorët edhe Policia të rrine te dera e subjekteve publike apo jo publike Tuajat?!!!
Pse a thua që Ju ndërgjegjësoheni vetëm me masa administrative?! Pse a thua qe moshën 10-12-14-18-20-25-30-35-40-50 vjeç nuk e zë “plumbi”?!!!! Oh Zot,oh qytetarë,o subjekte,o Drejtues….ka sëmundje,ka grip,ka Covid edhe unë e Besoj… Beso edhe merr masa për veten!!! Ju lutemiiiii mbani maskat Respektoni protokollet.. Ka rrezik edhe “armik” midis nesh..Behuni qytetar,behuni të zgjuar,behuni ata qe jeni…Gjirokastrit, Përmetar,Tepelenastë mençur,të urtë e të kulturuar..
Foto e Flamur Golemit që mbush sheshin plot: