Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Reforma Zgjedhore/ Paralajmërimi i Çollakut: Pseudo-opozita do të sabotojë identifikimin biometrik, po përdoren nga Edi Rama

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Kreshnik Çollaku, i ftuar në emsionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli në lidhje me dakordësinë e arritur nga palët politike, për Reformën Zgjedhore.

Çollaku tha se ishte një dakordësi e pjesshme, duke shtuar se nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e që ajo të konsiderohet marrëveshje.

“Kualifikojmë shumë kur themi marrëveshje ishte një dakordësi e pjesshme pritshmëritë tona nuk janë përmbushur nga ajo që konsiderohet marrëveshje. Ajo çfarë është mbërritur deri më sot është ajo që janë situatat më bazike të një sistemi zgjedhore. Është një detyrim për të krijuar një dakordësi për një kod zgjedhor, por është edhe një kusht për hapjen e negociatave. “- tha Çollaku.

Xhaxhiu: Sa e moralshme ishte marrëveshja e fundit?

“Gabimi më i madh është ti fusim të gjithë në një thes. Patëm një marrëveshje, por Edi Rama nuk e respektoi dhe thelbi ishte mos të vidheshin vota. Rama nuk e respektoi dhe votat iu vodhën, e thanë dhe përgjimet e BILD. Duhet të fusim në votim identifikimin biometrik.”- tha Çollaku.

Duke ju përgjigjur zërave kundër për mosvotimin e Reformës Zgjedhore nga opozita parlamentare, Çollaku theksoi se ato do të tentojnë që të sabotojnë identifikimin biometrik.

“Edhe nëse marrëveshja do të realizohet, me votat në parlament ato do të të tentojnë që ta sabotojnë identifkimin biometik. Sepse kam bindjen që ato duhet të luajnë me kartat false. Mund të prishin një paisje dhe kthehen tek ai manuali. Kjo është e sigurt fare.

Rreziku i parë është sabotimi i procesit të identifikimit biometrik. Ky rebelimi i pseudo opozitës nuk ka lidhje me kurajon e disa individëve në parlament, por po përdoren nga Edi Rama, në mungesë të kurajos për të mohura marrëveshjen. Imagjinoni disa deputetë pseudo-opozitar që u rebelokan dhe nuk japin as 6 vota për të moskaluar Reformën Zegjedhore. Moskalimi i të cilës penalizon hapjen e negociatave. Jemi para këtij rreziku. Identifikim i biometrik paralizon manipulmin e votimeve.”- tha Çollaku.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.