Një qytetar serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gazimestan gjatë shënimit të Vidovdanit.
Sipas gazetarëve të t7, i arrestuari ka bërë thirrje nacionaliste gjatë daljes nga oborri dhe të njëjtit i kanë munguar dokumentet e identifikimit.
Pas arrestimit, ai është dërguar në stacion policor.
Përveç provokimeve dhe thirrjeve nacionaliste, nuk ka pasur incidente tjera.
Në Gazimestan kanë qëndruar një numër i madh i policëve, me qëllim që të ruajnë rendin publik.