Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Kredia e FMN-së për Shqipërinë do të jetë me interes 4.05%, më e larta nga…

Shqipëria siguroi një kredi prej 139 milionë Special Drawing Rights ose afërsisht 174 milionë euro për të përballuar disbalancat e mundshme në llogarinë korrente të vendit të shkaktuara nga paraliza ekonomike e pandemisë por kjo kredi pritet të kushtojë relativisht më shtrenjtë se sa borxhet që qeveria shqiptare ka marrë deri më sot në tregun e brendshëm apo atë ndërkombëtar në valutë të fortë.

Marrëveshja mes qeverisë dhe FMN-së u dorëzua për miratim në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të thuhet se huaja e FMN-së do të kushtojë rreth 4.05% në vit ndërsa afati i shlyerjes së saj do të jetë tre vjet e gjysmë.

“Instrumenti që i akordohet Shqipërisë ka një normë huadhënie që do të përfshijë normën bazë të interesit në SDR (0.05%), një marzh të vendosur nga Bordi Drejtues (1%), tarifën shtesë të bazuar në nivel prej 2%, dhe një tarifë shtesë të bazuar në kohë prej 1%, duke e çuar normën totale të instrumentit në 4.05%,” thuhet në dokumentin e depozituar në Kuvend.

Paratë do të jenë në dispozicion të Bankës së Shqipërisë për t’u përdorur në rast se dislabancat në qarkullimin monetar ndërkufitar të vendit sjellin presion mbi kursin e këmbimit.

Norma e interesit të kësaj huaje është për rrjedhojë më e lartë se sa interesi i marrë në ankandin e fundit për bonde sovrane në euro me interes 3.55% në Tetor 2018 ndërsa obligacionet në euro të emetuara në tregun e brendshëm pak javë më parë patën një interes vjetor në masën 1.94%.

E Drejta Speciale e Tërheqjes është një njësi mbajtjeje llogarish e përdorur nga FMN për të pasqyruar vlerën e shportës së monedhave përbërëse të FMN-së, shkruan reporter.al.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *