Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shkoi të takonte prindërit mes karantinës, kërkohet dorëheqja e krahut të djathtë të Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson u paralajmërua se nuk e mbyll dot njërin sy përpara shkeljes që krahu i tij i djathtë, Dominic Cummings i bëri rregullave të karantinës, të konsideruara të njëjta për të gjithë.

Këshilltari i kreut të ekzekutivit ka udhëtuar nga Londra drejt fermës së prindërve në Durham në muajin mars, për tu vetë-izoluar atje me simptoma koronavirusi – pavarësisht kufizimeve të qeverisë që ndalonin rreptësisht udhëtimet jo thelbësore.

Zbulimi këtij fakti ngjalli reagime të ashpra dhe akuza për hipokrizi, ndërsa shenja pakënaqësie pati edhe mes vetë ligjvënësve konservatorë. Shefi i policisë Martyn Underhill tha se këtë shkelje flagrante, njerëzit do t`ua “përplasin” efektivëve në fytyrë, kur të përpiqen të ndalojnë njerëzit që do të dalin për të marrë rreze dielli në atë që thuhet se do të jetë një fundjavë e nxehtë në vend.

Burime pranë Cummings ndërkohë thonë se ai nuk është i shqetësuar nga “stuhia” që kanë shkaktuar veprimet e tij dhe as nga zërat për dorëheqje, ndërsa shtojnë se shanset që të largohet vetë nga detyra, “janë zero”. Mbi 36 mijë vetë kanë humbur jetën deri tani nga sëmundja në Britani e 254 mijë të tjerë janë infektuar, teksa vendi që ngurroi të mbyllej në kulmin e epidemisë, tani sheh me frikë hapjen.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *