Gerta Meta, eksperte e çështjeve zgjedhore e ftuar sot në Faxnews ka folur mbi vendimin e KQZ dhe regjistrimit të PD më zgjedhjet e 14 majit.
Ajo tha se ishte diçka e pritshme, kjo pasi Lulzim Basha figuron si kryetar i PD në gjykatën e Tiranës. Sipas Metës, pikëpyetja është se Basha ka dhënë doreheqjen.
Meta: Vendimmarrja e KQZ ishte në pritshmëri të larta. E kam ndjekur me shumë vëmendje. Nga gjithe diskursi i politikës, analizat para kësaj date, jemi shprehur që nuk ishte ndonjë surprizë që Basha do të figuronte si kryetar i PD, meqense ai figuron pranë gjykatës si kryetar i kësaj partie.
Gjërat ishin shumë të qarta sot. Arsyeja pse Berisha nuk është kryetar i PD, sepse zgjedhja e tij nuk është arkivuar pranë gjykatës së Tiranës dhe ngreci tjeter është se figuron Basha. Pikëpyetja është se Basha ka dhënë doreheqjen.
Kishte reagim dhe mospelqim nga grupi i Alibeajt dhe deklaruan se do ta ankimonin këtë analizë të kryekomisionerit. Jemi në dilemën që kemi refuzim të regjistrimit të Berishs dhe kemi kohë 48 orë, për zbardhjen e kryekomisionerit, dhe më pas nga pala e Alibeajt.
Delegimi i kompetencave nga Basha te perfaqësuesi ligjor ishte e paqartë në dokumentacionin që ka paraqitur .