23:34 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KQZ procedon drejtorin e kadastrës, i kërkon llogari si lejet e legalizimeve përfunduan në duart e deputetit socialist për fushatë

10:31 | 08/01/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ procedon drejtorin e kadastrës, i kërkon llogari si lejet e legalizimeve përfunduan në duart e deputetit socialist për fushatë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publik një denoncim të ardhur në institucion përkundrejt deputetit të PS-së në qarkun e Fierit Bujar Çela, i cili përmes disa fotove të publikuara në Facebook shfaqet duke shpërndarë certifikata legalizimesh 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë çështje KQZ do të zhvillojë një seancë dëgjimore me drejtorin e A.SH.K Lushnje, për të marrë shpjegime si dosjet e legalizimeve përfunduan në dorën e deputetit socialist.

Deputeti i PS-së, Çela i shpërndau fotot me 28 dhjetor 2020 dhe më pas u denoncuan nga anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çakaj. Sipas Cakaj, deputeti ka shkelur Aktin Normativ për veprimtaritë e ndaluara para zgjedhjeve, duke shpërndarë leje legalizimi.

Njoftimi i plotë:

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë raportuar dy denoncime në ndërfaqen e “Aktiviteteve të Ndaluara”, në rubrikën “Kallëzo”,  për veprimtaritë e deputetit të PS, Qarku Fier, z. Bujar Çela, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.

Bazuar në denoncimet e raportuara, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, ora 12:00, zhvillon seancën dëgjimore për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, meZ. Arben Qalliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë.

Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, z. Qalliu ka të drejtën të paraqitet vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet e tij, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë.

Pas

Video/ Orteku i borës i merr para makinën, ja çfarë e shpëtoi mjekun në Kelmend

Para

Video/ U inagurua vetëm pak muaj më parë, rruga e Borshit pëson çarje të frikshme, bëhet e pakalueshme për…

Para
Video/ U inagurua vetëm pak muaj më parë, rruga e Borshit pëson çarje të frikshme, bëhet e pakalueshme për…

Video/ U inagurua vetëm pak muaj më parë, rruga e Borshit pëson çarje të frikshme, bëhet e pakalueshme për...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.