Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

KQZ kërkon hetim të thelluar për 12 kandidatë për deputet, çfarë ‘fshihet’ pas të shkuarës së tyre

Ditën e sotme janë zbardhur emrat e 12 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e25 prillit, për të cilët KQZ do të kërkojë një hetim më të thelluar.

Emri më i përfolur në listë është kandidati i PSD, Tom Doshi për të cilin vetë ambasadorja amerikanë në vendin tonë ka thënë se nuk duhet të jetë pjesë e listave të 25 prillit.

Kandidatët e PD-së

Agron Kapllanaj- I shtati në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit. Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës. Ka qenë i dënuar në Itali e konvertuar 200 euro në vitin 1995. Gjithashtu ka qenë i hetuar nga Gjykata e Firences në prill të vitit 2003.

Gentjan Muça- Kandidat i PD-së për Tiranën i renditur i 26-ti në listë, me profesionin futbollist. Në vitin 2008 ka shkelur vizën studentore në Bonn të Gjermanisë. Në korrik të vitit 2011 është ndaluar në Budapest, pasi ka pasur një “ekspuls”, dëbim nga shteti gjerman.

Rezeart Tusha- Kandidati i PD-së për Durrësin, i renditur i teti në listë. Në vitin 1994 ka pasur vendim për dëbimin nga Zvicra, ku pretendon se ka qenë për shkak të mbarimit të lejes së qëndrimit. Ndërsa disa ditë më parë për Tushën, Top Channel raportoi se është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Zef Hila- Ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës kandidon në qarkun e Lezhës. Ai në formularin e deklarimin shprehet se nuk ka asnjë dënim ndaj tij apo hetim. Por në media kanë dalë fakte se ka qenë në hetim për prokurorime të ndryshme të kryer kur ka ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë.

Kandidatët e PS-së

Artan Bitri- Durrës i renditur i 10-ti në listën e kandidatëve për deputetëve. Ka deklaruar se ka “ekspuls” nga shteti italian, pra i dëbuar në mungesë, në Napoli në Itali. Kjo për vitet nga 2002-2012.

Halim Dauti- kandidati i PS-së qarku Kukës, i renditur i treti. Në formularin e dekriminalizmin shprehet se ka qenë i dëbuar nga Anglia, 16 tetor 2013, Kingston UK, ku ka jetuar si emigrant.

Leonard Beqiri- Kandidati i PS-së për qarkun Vlorë, i renditur i 10-ti. Ai deklaron se në Gjermani ka pasur në vitin 2004 një hetim në Gjermani, i dyshuar nga Policia e Aachen mbi të dhënat false për mbiemrin në formularin e garancisë për viza ndaj familjarëve. Në formular ai deklaron se çështja u pushua pas deklarimit të familjarëve se e kishin ndryshuar mbiemrin në vitin 1992 dhe solli dyshimet e autoritete policore gjermane.

Kandidatët e PSD-së

Kleo Murataj- Kandidati i PSD-së i katërti në listën e PSD-së. Ka deklaruar se ka qenë i dënuar nga Gjykata e Tiranës në mars të 1991, por nuk mban mend dhe se për këtë i është drejtuar Gjykatës.

Gjithashtu ai ka qenë në hetim nga policia e Hanoverit, por nuk e mban mend ngjarjen që mund të ketë ndodhur në vitin 2016, por nuk e mban mend datën e muajin. “Mbas shoqërimit më lanë të lirë dhe nuk jam thërritur më në dijeninë time”, shprehet në formular. Nga 1992-1995 ka qenë emigrant ekonomik. Ndërsa në Gjermani ka jetuar për arsye biznesi nga shkurti 2016-prill 2016.

Tom Doshi- Kandidon në Tiranë dhe në Shkodër. Në formularin e deklarimit shprehet se është i dënuarme 1 vit burg më 25.05.1990, në kohën e regjimit komunist, për sjellje të padenjë në shoqëri. Ndërsa deklaron se ka qenë i ndaluar nga policia në 26 mars 2015 deri në 28 mars 2015. Masë e caktuar nga Gjykata e Lartë me “arrest në shtëpie”. Vendimi më pas është revokuar dhe i është dhënë detyrim paraqitjeje nga 28 prilli 2015 deri në 4 korrik 2017, kur çështja është pushuar.

LSI dhe Koalicioni ABEOK i Kujtim Gjuzit

Arbër Arifaj është i treti në listën e LSI-së për qarkun e Kukësit. Ai deklaron se ka qenë azilkërkues në Francë në vitin 2015, por se në formularin e dekriminalizimit nuk ka shënuar se ka qenë i dënuar, i dëbuar apo në hetim nga policia si në Shqipëri apo jashtë shtetit.

Altin Gjeloshaj dhe Elsa Vokaj janë dy kandidatët e tjerë e koalicionit ABEOK që bën pjesë Kujtim Gjuzi.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.