Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e KQZ për t’i hequr nga lista 78 kandidatët të cilët sipas kësaj të fundit ishin më shumë se sa parashikon Kodi i ri Zgjedhor.
Ankimimi është bërë në KAS dhe pritet vendimi i këtij të fundit për konfirmimin e listës së shkurtuar të KQZ-së apo për rrëzimin e saj.
Kujtojmë se në momentin e pranimit të listës shumë-emërore, KQZ hoqi 78 kandidatë nga lista fundore e Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit me argumentin se ligji lejon vetëm 153 propozime në listë zgjedhore.