Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

KPA ndërpret procesin e rivlerësimit dhe merr vendimin për Piro Samarën: Ndalohet të emërohet në organet e drejtësisë për 15 vite

KPA ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit të Piro Samarës, ish inspektorin pranë ish KLD-së dhe ka vendosur që ti heqë të drejtën që të emërohet në organet e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare. Më konkretisht, Samarës i ndalohet që të emërohet si gjyqtar apo prokuror i cdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.

KPA ka ndryshuar vendimin e KPK, i cili në maj të vitit 2020 vendosi që të përfundojë procesin e rivlerësimit për ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak se ai nuk kishte statusi e magjistratit dhe nuk i nënshtrohej procesit të vetingut.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.21/2020 datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.249, datë 06.03.2020, si më poshtë:

1.Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish – Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2.Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.

3.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 13.01.2021.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.