Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Dita e parë e lehtësimit të masave, numri shqetësues i infèksioneve të reja në Kosovë

Vijon të mbetet shqetësues numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ku mësohet se 27 të tilla  janë konfirmuar nga 172 mostra të testuara.

Sipas autoriteteve shëndetësore, ato janë kontakte nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Ndërkohë edhe në vendin fqinj, dita e sotme është e para që kanë hyrë në fuqi lehtësimi i masave të vendosura nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.321.045 raste të COVID-19 dhe 375.647 viktíma.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *