Ministri i Shëndetësisë në detyrë i Kosovës, Arben Vitia ka reaguar në ldhje me masat që po merr qeveria në detyrë e Kurtit për frenimin e pandemisë që ka përfshirë vendin.
Ai u shpreh se prej datës 15 prill do të hyjnë në fuqi masa të reja për të luftuar pandeminë.
Këto mas avijnë në një kohë kur Kosova po përbalet me një rritje të konsdirueshme të të prekurve me Covid-19
Masat e reja parashikojnë kufizim të lëvizjes në orë të caktuara dhe lejim të qarkullimit vetëm për kryerjen e nevojave primare si dhe furnizim me ushqime e për transferta bankare. Vitia bëri me dije se nga e mërkura qytetarët do dalin vetëm 90 minuta në ditë, e jo të shoqëruar nga persona të tjerë
“Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6 të zbatohen në përpikëri. Organet pergjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme.
Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla. Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave.
Për personat mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë. Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”, tha Vitia.