Kosova është mposhtur me rezultatin 3:1 mbrëmjen e sotme përballëve yjeve të Spanjës.
Goli i shënuar nga Halimi nuk mjaftoi për ‘Dardanët’, të cilët ishin të pafuqishëm kundër spanjollëve, që sikur të mos mjaftonte fakti se janë superiorë në letër, i kishin rezervuar një pritje për t’u harruar kosovarëve.
Incidentet nisen që dje në konferencën për shtyp ku gazetari refuzoi të përmende emrin e Kosovës, ndërsa trajneri i Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes derisa gazetari spanjoll më në fund tha Kosovë.
Sot po ashtu pati incidente në nisjen e takimit ku u kërkua heqja e flamurit të Kosovës nga shkallët e stadiumit. Sikur të mos mjaftonte kjo emri i Kosovës ishte shkruar me (k) të vogël në lidhjen direkte te kanalit kombëtar spanjoll që jepte ndeshjen.
Kosova renditet e fundit në Grupin B, me zero pikë pas dy ndeshjeve të para në kuadër të kualifikuesve për Katar 2022. Ndeshjen e parë dardanët e humbën 3:0 kundër Suedisë.
(E.H/Faxweb.al)