Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të pranojë dhe 11 mijë dozat e vaksinave të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mënyrë që të kryhet vaksinim masiv i popullsisë.
Përmes një njoftimi për media, FSSHK ka përshëndetur fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX, por nuk harroi të falenderonte dhe Shqipërinë që bëri të mundur vaksinimet e para të mjekëve kosovare.
“Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19.
Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor.
Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varremi vetëm nga donacionet”, thuhet në njoftim.
(E.H/Faxweb.al)