Kosovapo përballet prej ditësh me një numër të konsiderueshëm të të prekurve më Covid-19
Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 799.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar me një shkrim në rrjetin social Facebook duke thënë:
“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin! Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”