Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaShëndetiTe FunditTe Gjitha

U tha se i riu u hodh nga konvikti prej izolimit, dokumentet nxjerrin “zbuluar” institucionet në Kosovë

Kosova si shumë shtete të tjera në botë ka marrë masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke u vendosur në karantinë.

Si pasojë e karantinimit nuk kanë munguar edhe incidentet ku më i fundi ishte me pasojë e humbjen tragjike të jetës së 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili  ishte hedhur nga konviktet në Prishtinë ku po qëndronte në karantinë,

Pas këtij fakti vihet re edhe një tjetër gjë ajo e disa dokumenteve që janë bërë publike  me kërkesat që i janë drejtuar Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në to thuhet se me datë 1 maj është dërguar letra e parë me kërkesë që t’i lëshohet leja e qarkullimit babait të të ndjerit, i cili siç pretendon QOE Gjilan, kishte reklamuar dokumente që Agoni ishte sëmurë nga mëlçia.

Letra tjetër shpalos shkëmbimin e letrave në mes të dy Qendrave Operative, ku me datë 2 maj si kërkesë emergjente është që Agoni të kontrollohet urgjentisht nga neuropsikiatri sepse siç thuhet aty, ai ishte depresiv.

Kësaj kërkese i është përgjigjur Qendra Operative Emergjente pas disa minutash, duke i thënë se e kanë përcjellë kërkesën e tyre për angazhim të ekipeve mjekësore në Karantinën e Qendrës së Studentëve.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *