Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaSportTe FunditTe Gjitha

“Kosova drejt NATO, jo drejt Rusisë”, Haradinaj reagon sërish për minishengenin: Nuk duam izolimin rajonal

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish për minishengenin e mbajtur të shtunën në Tiranë. Ai ka organizuar një pritje për festat e fundvitit, nga ku ka përfituar nga rasti për të kundërshtuar edhe një herë samitin ballkanik.

Sipas Haradinajt, përmes këtij minishengeni Kosova izolohet, ndërsa shtoi se shteti kosovar është i drejtuar drejt BE dhe NATO dhe jo drejt Rusisë.

“Tentativat për minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Edhe më herët Haradfinaj është shprehur se minishengeni po bëhet për të hequr taksën e Kosovës ndaj Serbisë. Pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza kundër tij, duke e quajtur të paditur dhe gënjeshtar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *