Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Kosova do të lejojë dhe ‘privatët’ të kryejnë teste për COVID 19, ministri i Shëndetësisë: Si do t’i ndalojmë abuzimet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për krerjen e testeve për Covid-19 në spitalet private në Kosovë. I pyetur nga deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku se a ka rrezik që të ketë keqpërdorime nga ana e spitaleve private për kryerjen e testimeve për Covid-19, Zemaj ka deklaruar se Plani i Veprimit i cili përfshinë edhe licencimin e spitaleve private për kryerjen e testit Covid-19 është miratuar në Qeverinë e Kosovës. Ka thënë se spitalet private do të veprojnë të gjitha njejtë në bazë të kushteve dhe kritereve specifike që duhet t’i plotësojë një institucion privat shëndetësor për të vepruar.

“Duke iu referuar kërkesave për rritje për testim si dhe kapacieteve që ofron IKSHPK, me qëllim që ky shërim të jetë sa më i efektshem, IKSHPK ka rekomandaur në MSH që t’iu jipet qasje për testim edhe spitaleve private në vend. Aktualisht MSH është duke e analizuar bazën ligjore për licencim për institucioneve private shëndetësore të cilajt do të kryejnë testime për Covid-19. MSh, ka bërë planin e veprimit, sot është miratuar në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

“Me miratimin e planit në Qeveri, MSH do t’i përcaktojë kushtet që do t’i plotësoj një institucion privat për tu licencuar. Unë mund të ju garantoj se jashtë bazës shkencore dhe ligjeve nuk do të bëhet asgjë”, ka deklaruar Zemaj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *