AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Korrupsioni rrëzon qeverinë e shtetit europian, Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit

Rumania është në rrugën e fomimit të një qeverie të rë kalimtare pasi Parlamenti ka votuar pro rrëzimit të qeverisë me anë të një mocioni mosbesimi ndaj saj.

Një qeveri kalimtare pritet të marrë përsipër drejtimin e vendit deri në zgjedhjet e ardhshme kombëtare në vitin 2020.

“ E ndaluam Partinë Social Demokratike që të dëmtojë Rumaninë,” u shpreh Ludovic Orban, kreu i Partisë Liberale të opozitës, e cila drejtoi votën e mosbesimit.

Në votimin e mocionit, 238 deputetë të Dhomës së Ulët dhe Senatorë, pesë më shumë nga sa nevojitej e mbështetën mocionin votuan pro tij. Ligjvënësit e akuzuan shefen e ekzekutivit, Viorica Dancila për paaftësi dhe shpërdorim të fondeve të BE-së.

Ndërkohë mocioni u paraqit në Parlament nga gjashtë parti opozitare. Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme nuk janë një opsion për momentin, pasi vendi muajin e ardhshëm përballet me zgjedhjet presidenciale. Sipas ligjit, Rumania nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare përvecse me një diferencë 6 mujore prej atyre presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë në dispozicion për të emëruar një Kryeministër të ri, të cilit do t’i nevojitet aprovimi i presidentit centrist Klaus Iohannis.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *