EkonomiFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Korporata e Investimeve Shqiptare”, ekspertët e BB: I kemi adresuar qeverisë një sërë shqetësimesh

Në një konferencë për shtyp një grup ekspertësh nga Banka Botërore kanë adresuar një sërë shqetësimesh në lidhje me ecurinë ekonomike dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor për 2 vitet e ardhshme.

Një nga shqertësimet e ngritura jo vetëm nga aktorët politik dhe ekonomikë shqiptarë, por dhe të huaj është dhe propjektligji që pritet të kalojë në Kuvend për miratim nga qeveria shqiptare për ‘Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili pyeti ekspertët e Bankës Botërore se si e gjykonin këtë projektligj dhe pas vërejtjeve qe ka pasur vazhdimisht ky institucion për rishikimin e PPP-ve nga ana e qeverisë.

Sipas ekspertëve të kësaj banke janë konstatuar një sërë problemesh në këtë projektligj të cilat dhe i janë adresuar qeverisë shqiptare.

Kemi një sërë shqetësimesh në lidhje me këtë projektligj, por qeveria ka rishikuar draftin e fundit dhe jemi të kënaqur me këtë variant. Qeveria po bën ndryshime, ndaj le ti japim kohë. Jemi të hapur ta mbështesim qeverinë se si ajo do të ecë përpara në draftin përfundimtar“.

Ndërkohë shqetësimi i vazhdueshëm për BB mbeten koncesionet Partneritet Publik Privat. Sipas ekspertëve të BB të prabishëm sot në Tiranë zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me miratimin e një ligji që autorizon Ministrinë e Financave të monitorojë PPP.

BB ka qenë në komunikim me qeverinë, ku nënkupton jo vetëm dhënien e informacionit për këto kontrata, por edhe monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të tyre, gjatë të gjithë ciklit“.

Pyetjes se a do të ishte dakord BB për kontabilizimin e PPP-ve në borxhin publik dhe se a është një ide e mirë anulimi i tyre siç paralajmëroi kreu i PD, Lulzim Basha pas ardhjes së tij në pushtet eksperti i Bankës Botërore iu përgjigj:

Përsa i përket kontabilizimit si pjesë e borxhit publik, jo çdo kontratë PPP mund të kontabilizohet, ne kemi parë çdo kontratë me imtësi, mendojmë se përmes raportit të monitorimit, ne i japim publikut mënyrën si funksionon kontrata, përafrimi me standardet bëhen vetëm në mënyrë graduale.
-PPP nuk janë një gjë e keqe, se asnjë vend nuk i përmbush dot të gjithë kërkesat infrastrukturore, çështja është si i strukturoni ato, duhet të merren parasysh prioritetet e vendit, çdo Bankë investon aty se ku ka interes, nuk mund të themi që nuk duhet të ketë PPP. Çdo qeveri duhet të marrë shumë seriozisht monitorimin e tyre”.

Ndërsa në lidhje me të ashtuquajturën “kapje të shtetit nga oligarkët” përfaqësuesit e BB-së u treguan më të drejtpërdrejtë:

BB mbetet e ankoruar në mandatin e vetë drejt përmirësimit të mirëqenies së përbashkët, dhe për ta bërë të mundur këtë ne theksojmë që politika të jetë sa më transparente. Kemi punuar me qeverinë për rritjen e transparencën, një nga këto masa është dhe lehtësimi i taksave për kategori të caktuara, dhe gjithashtu kemi theksuar nevojën për të pasur një raport periodik se kush ka përfituar nga lehtësirat e qeverisë“.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *