Numri i të prekurve më koronavirus me koronavirus prej ditësh tashmë nuk është vetëm në qarkun e Tiranës dhe Durrësit por edhe në shumë qytete të tjera të vendit.
Burime për Fax News bejnë me dje se është rritur numri i të prekurve me koronavirus në qarkun e Shkodrës duke e çuar numrin e tyre në 8 numrin e të prekurve në rang qarku.
Pozitv me Covid 19 edhe dy persona të tjerë në Vaun e Dejes. Të prekurit janë familjarë të 35 vjeçarit i cili iu shtua dje listës së të prekurve në Qarkun Shkoder
Nëna dhe kunata e 35 vjecarit kanë rezultuar pozitiv.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur.