Dy rastet e koranovirusit ne Itali kanë shtuar edhe më shumë masat mbrojtëse në portin e Durrësit, ku të gjithë pasagjerët që hyjnë në portin e Durrësit kalojnë në filtra kontrollues, para se të shkelin jashtë portit.
E jo vetëm pasagjerët që hyjnë kryesisht nga Italia, por edhe marinarët vendas e të huaj që hyjnë me anijet tregtare, kalojnë në të njëjtët filtra mbrojtës për të verifikuar në çfarë vendesh kanë qëndruar.
Këtë të shtunë kanë hyrë në portin e Durrësit nga Bari me 2 tragete 446 pasagjerë. Sipas mjekut higjenosanitar të karantinës së portit, Indrit Kalaja, ndaj tyre është ushtruar kontroll dhe kanë rezultuar pa probleme shëndetësore.
“Është ngritur task forca me kërkesën tonë dhe është është krijuar një grup pune me 5 vetë dhe inspektorë dhe ndihmësinspektorë që i kemi kërkuar të jenë prezent. Kemi të gjitha pajisjet, termometrat në distancë, karantina është gjithashtu, autombulanca në portin e Durrësit është në gatishmëri bashke me veshjet specifike për këto raste”, u shpreh mjeku Kalaja për Fax News.