Gjatë natës vdiqën dy pacientë shtrirë të konfirmuar se ishin të infektuar nga korona virusi i ri SARS-CoV-2, ka njoftuar ministria serbe e shëndetësisë. Deri tani janë regjistruar 6 të vdekur nga pandemia në Serbi.
Të dy viktimat ishin persona në moshë të shtyrë dhe ishte raportuar se vuan nga sëmundje kronike para infektimit me koronavirusin e ri.
I vdekuri K.S burrë 80-vjeç ishte i shtrirë në spital në Beograd dhe vuante nga hipertensioni dhe diabeti paraprakisht.
Personi i dytë i vdekur mbrëmë ishte një grua e cila ishte e shtrirë në qendrën klinike në Nish. Gruaja 62 vjeç po ashtu vuante nga sëmundje kronike paraprakisht, si artrit reumatoid, hipertensioni dhe diabeti.