AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Koronavirusi i “zhbën” PPP-të Ramës, anulohen vepra publike dhe projekte

Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në emsionin “Opinion”. Teksa foli për planin ekonomik ndaj pandemisë ai tha se sot janë prekur disa kontrata PPP, si Milot-Balldren, Orikum-Dukat si dhe është pezulluar dhe koncesioni i Check-Up dhe shërbimi i laboratorëve të analizave.

Kjo në kuadër të masave ekonomike dhe për të pasur një buxhet të mjaftueshëm sipas tij.

Më herët Rama njoftoi edhe shkurtime pagash, nderkohë nuk dihet hapi i radhës për shpëtimin ekonomik.

“Në planin që kemi bërë më lejoni t’ju shpjegoj çfarë kemi prekur. Në kemi prekur Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat që kishin 5 mln dollar. Këto nuk kanë filluar dhe pagesa ka shkuar tek pagesa. Kemi pezulluar check-up dhe pagesa e 6 muajve, 4 mln dollarë do të shkojë tek plani. Ne kemi një tjetër shërbim për laboratorëve të analizave, nga shtetërori tek privati është spostuar 8 milionë, katër i kemi në plan, të tjerat si kemi prekur. Tjetra është koncesioni për përpunimin e mbetjeve, janë caktuar 20 milion, nga të cilat 4 i kemi këtu. 17 milion këtu spostohem. Kemi  një koncesion skandaloz për skanerat, e kemi të trashëguar. Është edhe mirëmbajtja e rrugës së Kombit dhe ajo e Arbërit. Nuk i kemi prekur në këtë fazë se s’mund të shkatërrojmë këtë që kemi bërë deri tani. Nëse do të duhet do të ndërhyjmë edhe këtu”, u shpreh Rama.

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *