AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Koronavirusi ‘gjunjëzon’ Italinë, vdes një grua. Shkon në 6 numri i viktimave, 12 qytete në karantinë

Një grua ka gjetur vdekjen duke e çuar në 6 numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Itali.

Mësohet se gruaja ishte e sëmurë dhe vuante nga kanceri, ndërsa infeksioni i ka rënduar situatën shëndetësore duke e çuar drejt fatalitetit.

Në vetëm 2 ditë 6 persona kanë humbur jetën në Itali ndërsa janë 229 të infektuar duke vënë në alarm qeverinë e cila ka marrë masa ekstreme, duke vënë në karantinë 12 qytete me 50 mijë banorë. Gjithashtu shkollat dhe shumë ndërmarrje kanë pezulluar punën, ndërsa është kyçur dhe Duomoja e famshme e Milanos.

Pritet që qeveria të vendosë dhe lojën pa tifozë të gjithë Serisë A.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *