Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreShëndetiTe FunditTe Gjitha

Koronavirusi dhe shëndeti mendor, flet mjekja psikiatre Arjana Rreli

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ishte e ftuar në studion e lajmëve të Fax News përballë gazetarit Enea Meksi, ku foli për masat e marra që duhet të marrim në lidhje me koronavirusin.

Ajo u ndal tek gjendja e pëersonit në lidhje me stresin dhe ankthin që e shoqëron në këto lloj situatash. Mjekja e vuri theksin tek shëndeti mendor që shoqëron humanët kur përballen me fenomene të tilla.

Me një gjuhë sa profesionale aq edhe popullore ajo u shpreh optimiste në lidhje me panikun që është përhapur në njëfarë mënyre për kororonavirusin dhe përballimin e tij.

E pyetur nëse duhet që kjo situatë të shoqërohet me panik mjekja thotë se “nuk ka vend për panik sepse janë marrë të gjitha masat dhe nëse rasti evidentohet ai izolohet menjëherë, gjithashtu të mos harrojmë se edhe shoqëria është sensiblizuar sadopak. Nuk duhet ekzagjeruar pasi si çdo virus tjetër dhe nuk ka akoma diçka shkencore.

Sa i përket përhapjes së alarmit ai rritet më shumë pasi Italia ndodhet afër nesh dhe të mos harrrojmë se jetojmë në një boom informacioni dhe kjo gjë shkon deri në panik dhe gabim informativ.

Sa për mbrojtjen, mjekja shprehet se nuk është e këshillueshme as ambjentet e mbyllura sic pretendojne disa.

“Përkundrazi në sa më shumë ajër dhe ata që duan të rrinë në një ambjent të mbyllur duhet që të hapin dritaret dhe të qarkullojë ajri”.

Pervec mbledhjeve institucionale a mos është më mirë që të këmi deklarata pofesionale nga priofesionistët si çdo vend tjetër?

“Sigurisht që duhet, në këto raste duhet të dëgjojmë vetëm specialistët, ne jemi pak mosbesues por duhet ti dëgjojmë dhe kuptojmë, aq me tepër mediat duhet të kenë kujdes në informacionin që japin.

Ne nuk duhet të flasim kaq shumë për diçka kaq të tmerrshme në çdo ambjent por të përdorim mekanizmat mbrojtes që na servir intiligjenca jonë. Duhet të jemi sa më social dhe sa me shume qënie humane për të minimizuar këto efekte, është shume e rëndësishme të ruajmë qetësinë”, thotë ndër të tjera mjekja Rreli.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *