AktualitetEkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Koronavirusi dhe kriza ekonomike, ish-zv.ministrja e Ramës del me një propozim të guximshëm

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte e ftuar iish-zv.ministrja e Kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj.

Irena Beqiraj është  eksperte e ekonomisë dhe në studio  shtroi hipotezën që të këtë një prerje të re të parasë në Shqipëri. Në këtë mënyrë thotë ajo do të zhvlerësohet paraja aktuale dhe shuma e përfituar të vendoset në dispozicion të buxhetit të shtetit. Nga krahu tjetër qeveria me anë të politikave fiskale, të gjejë mënyrën më të mirë të stimulit, që të rritet kërkesa nga biznesi. Por Beqiraj shtoi që i gjithë ky proces duhet bërë në mënyrë të kujdesshme dhe në mënyrë të mirë menduar.

Ajo që unë po them është që duhet të mendojmë një prerje të re të parasë, e cila t’i kalojë si grand qeverisë, pra banka qendrore të vendosë sa do të jetë shumë duke mbajtur parametrat e nevojshme të inflacionit.

Edhe nëse rritet pak inflacioni deri në tre është targeti ynë dhe ne jemi Brenda normës. Edhe mungesa e inflacionit është e dëmshme për ekonominë. Në të njëjtën kohë monedha nëse zhvlerësohet deri në nivelet që ka qenë të paktën këtë dekadë të fundit.

Sot kemi jetuar në një kohë të mbivlerësimit të monedhës dhe eksportet tona e kanë kuptuar. Po këtë e kanë bërë Shtetet e bashkuara të Amerikës në 2002 dhe në 2008. Këto para t’i viheshin në dispozicion buxhetit të shtetit, ku qeveria që bën politikat fiskale, duhet të gjejë mënyrën më të mirë të stimulit në mënyrë që të ngrihet kërkesa, të rritet kërkesa. Kuptohet duhet të jetë e kujdesshme duhet të jetë e mirë menduar.

Ka ardhur koha që ta mendojmë dhe jo vetëm qeveria, duhet ta mendoj banka e Shqipërisë duhet ta mendoj të gjithë ekonomistët të cilët janë të ndjeshëm që ky vend të ecë përpara”, u shpreh Irena Beqiraj.

 

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *