AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Korçë, sekuestrohet 686 kilogramë kanabis

Policia e Korçës ka sekuestruar 686 kg kanabis sativa të fshehur në një banesë në fshatin Bulgarec.

Policia kishte marrë informacion në portalin “Komisariati Dixhital” për një sasi të madhe droge që fshihej në një banesë.

Pas kontrollit të uniformave blu, në banesën e 45-vjeçarit me iniciale K.G. u gjet droga. Pronari i banesës është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo është sasia e dytë e drogës që kapet brenda 24 orëve. Mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukaj të Tepelenës policia sekuestroi 600 kg kanabis dhe arrestoi at e bir, Delo e Zeman Kordha.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *