Është mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid 19, kopshti numër 41 në Tiranë. Mësohet se pozitive pas kryerjes së tamponit ka rezultuar drejtoresha e kopshtit, një prej edukatoreve dhe sanitarja, ndërkohë që pritet përgjigjet për pjesën tjetër të stafit.
Kopshti në fjalë ndodhet pranë rrugës “Jan Kukuzeli”, dhe do të qendrojë i mbyllur për të paktën 14 ditët e ardhshme, deri në qartësimin e përmasës së infektimit brenda radhëve të stafit, por edhe fëmijëve që e frekuentojnë këtë institucion arsimor.
Të gjithë punonjësit e kopshtit, por edhe fëmijët tashmë ndodhen në banesat e tyre, pas vendimit të dhënë nga ISHSH. Me hapjen e shkollave në të gjithë vendin, ka pasur një shtim të rasteve me Covid, por që fatmirësisht në radhët e fëmijëve, kanë qenë pa pasoja të rënda.
(E.K/Faxweb.al)