Kopshti i fshatit Rrëmbec të Maliqit është mbyllur pasi një nga edukatoret ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Sipas informacioneve, deri më tani dyshohet edhe për edukatoren tjetër, e cila i është nënshtruar tamponit dhe po pret përgjigje.
Ndërkohë që për momentin të gjithë fëmijët po qendrojnë në shtëpitë e tyre, deri në qartësimin e situatës.
Nuk dihet ende afati kohor për të cilin është vendosur mbyllja e kopshtit, ndërsa në të gjithë vendin në ditët e fundit, ka pasur shpërthime të rasteve Covid.
Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 1398 testime, nga të cilat rezultuar 257 raste të reja me Covid 19 dhe u shënuan 5 humbje jete. (E.K/Faxweb.al)