Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kopshti Botanik/ UT sqaron vendimin e Gjykatës: Padia e rektorit të UT nuk është rrëzuar

Drejtoria Juridike dhe e Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin e Tiranës, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Amdministrative të Apelit për VKM-në e Kopshtit Botanik.

UT sqaron se ditën e sotme “Gjykata Administrative e Apelit Tiranë vendosi: Shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Sipas sqarimit kërkesa e UT-së kundër VKM-së që kalon Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

Pra Gjykata Administrative e Apelit nuk ka rrëzuar padinë e Rektorit të UT, por ka përcaktuar kompetencën funksionale.

“Deklaratë e Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Publikun të Universitetit të Tiranës

Në lidhje me dy seancat e fundit të zhvilluara pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë për kërkesë padinë e Rektorit të UT kundër VKM -së që kalon Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, bëjmë me dije se: përkatësisht në datat 29.10.2019 dhe 14.11.2019, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë mori në shqyrtim kërkesat e palëve të paditura: Këshillit të Ministrave, MASR dhe Bashkisë Tiranë për moslegjitimin e Rektorit në ngritjen e padisë me objekt: Shfuqizimin e VKM -së që kalon Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe shpalljen e moskompetencës së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë në shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Në seancën e datës 29.10. 2019, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë rrëzoi kërkesën e Avokaturës së Shtetit pranë Kryeministrisë, MASR dhe të Bashkisë Tiranë, duke vendosur legjitimimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës në ngritjen e padisë me objekt: Shfuqizimin e VKM -së që kalon Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Ndërsa në seancën e sotme datë 14.11. 2019, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë vendosi: Shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Përsa më sipër, kërkesë padia e ngritur nga Rektori i UT-së kundër VKM-së që kalon Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata Administrative e Apelit nuk ka rrëzuar padinë e Rektorit të UT, por ka përcaktuar kompetencën funksionale.”- njofton UT.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *