AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Konviktet në Vlorë të ndërtuara nga substanca kancerogjene, studentët: S’kemi ku të shkojmë (Video)

Në Vlorë studentët nga rrethet jetojnë nën cati eterniti, në një godinë e cila prej mëse 25 vitesh nuk i është nënshtruar rikonstruksionit  Bëhet fjalë për konviktin e djemve në qytezën studenti të Vlorës, e cila është denoncuar së fundi për materialin me të cilën është ndërtuar.

Studentët pohojnë se e dinë rrezikun që i kanoset shëndetit të tyre, por ky konvikt është e vetmja mundësi strehimi, pasi e kanë të pamundur që të përballojnë shtëpitë me qera.

Në këtë godinë është e thjeshtë të dallosh me sy të lirë tjegullat “vjekjeprurëse ” për të cilat janë në dijeni edhe drejtuesit e institucionit. Drejtuesja e këtij institucioni pohon se është në dijeni të rrezikut, ndërsa shton se prej kohësh kanë kërkuar fonde për të ndërhyre.

Për gazetaren e Fax Neës, Afrovita Hysaj, ajo u shpreh se shpreson që rikonstruksioni i kësaj godine të nisë në Mars.

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm.

Kur trupi është i kontaminuar prej tyre shkaktohen sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve. Për fat të keq fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një perudhe kaq të gjatë ato mund të aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje shumë të rënda.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *