Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ervis Bode pasi gjatë kontrollit në çantën e tij ju gjetën 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë vijuar me kontrolle si rezultat i të cilave, mbrëmjen e djeshme në një lokal, në fshatin Libonik-Maliq, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ervis Bode, 35 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të çantës së tij personale, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.