Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Kontradikta, të mbyllësh shkollat me transport publik aktiv”, Panariti bën thirrje: Akademia e Shkencave të mos qëndrojë indiferente

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ishte ftuar në studion e Fax News për të folur në lidhje me koronavirusin dhe situatën e menaxhimit të tij në Shqipëri.

Si ish-funksionar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Panariti bëri thirrje që këshillat e kësaj organizate të merren sa më shumë parasysh.

Ai gjatë fjalës së tij nuk la pa falenderuar edhe stafin mjeksor duke thënë se meritojnë mbështetje dhe se nuk duhet të përdoren politiksht.

Karantimi është një masë e ligjeruar dhe e imponuar gjithashtu edhe higjiena ka një rol të rëndësishëm. Kjo duhet të shërbejë edhe si mësim pasi virusi të kalojë.

Ajo që më bën përshtypje është një kontradiktë, mbyll shkollat dhe le hapur transportin publik.

Personeli punon në shtëpi ndërkohë që njerëzit lëvizin lirshmë në transport publik, kjo është një masë gjysmake.

Këtu nuk mund të luhet politiksht, nga ana tjetër nuk duhet zbukuruar historia sikur opozita po e p perdor për të përhapur panik e tj etj, e njëjta gje ndodhi edhe në SHBA me disa politikan që e ironizuan tani ata janë në karantinë. 5 janë në karantinë se kanë dalë pozitiv.

Koronavirusi nuk është grip, është një infekson pavarësisht se ka disa simptoma të ngjashme ,e rëndësishme është duhet të kemi kujdes  që nga familja pastaj kudo.

Dje më ra në dorë një studim i cili fkiste për përspektiven e koronavirusit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se kanë ndikim tek koronavirus temperaturat dhe lagështira.

Edhe metodat që përdoren kanë një shkallë gabimi goxha të lartër rreth 30 perqind dhe sugjerohet dobëll chek pasi shumë raste që dalin negative nha analizat e Institutit të Shënsdetit Publik  mund të jenë edhe pozitiv.

Do mbyllet kjo situtata e koronavirusit  shumë shpejt besoj por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë viruse në qarkullim dhe ne duhe të jemi të përgatitur.

Virozat do të qarkullojnë dhe ne e kaluam edhe një para pak vitesh me në virozë që preku gjënë e gjallë dhe ngordhën shumë bagëti.

Fatmirësisht nuk preku njerëzit por edhe mund ti prekte pasi kishte simptoma të ngjashme.

Ne do ta përballojmë këtë situatë por qeveria duhet të marrë masat e nevojshme me infrastruktuën e duhur  por edhe akademia e shkencave nuk mund të rrijë indiferente në këto raste pasi atje janë kokat e shkencave”,– përfundoi Panariti.

Publiée par Kevin Hysenbelli sur Mardi 10 mars 2020

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close